Afër 9 mijë pjesëtarë të Policisë do të përfitojnë nga 134 euro shtesë për këtë fundvit. Këto para ata do t’i marrin jo në emër të pagës por si shtesa që Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë për ta.
Edhe pse me pagat e dhjetorit nuk u janë ndarë këto shtesa, besohet se ato do të dalin në kontot e punonjësve të Policisë ditët e ardhshme.
Këtë e konfirmoi nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli.
Sipas tij shtesa do të marrin të gjithë punonjësit, pra edhe ata civilë e jo vetëm personat e uniformuar.
Shtesat janë të njëjta për të gjithë pavarësisht gradës.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin