Këtë javë ka filluar fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë. Për të vëzhguar këtë fushatë Demokracia në Veprim ka angazhuar 61 vëzhgues afatgjatë të cilët do të monitorojnë procesin njëmujor të fushatës, shkruan arbresh.info
Në një intervistë për “arbresh.info”, Blerta Aliu nga DnV ka thënë se ky institut do të monitorojë fushatën zgjedhore dhe ditën që do të mbahen zgjedhjet.
“Demokracia në Veprim ka angazhuar diku rreth 61 vëzhgues afatgjatë të cilët do të vëzhgojnë fushatën zgjedhore, do të evidentojnë të gjitha parregullsitë apo shkeljet e ndryshme që mund të bëhen nga subjektet politike. Po ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve jemi mobilizuar dhe kemi angazhuar 2500 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar këtë proces”, ka thënë Aliu.
Intervistën e plotë me Blerta Aliun mund të ndiqni në linkun më poshtë: /arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...