Shkruan: Arditë Shkodra
Për një vit në Kosovë si pasojë e mos-respektimit të masave anti-Covid, Policia e Kosovës ka shqiptuar 303023 gjoba për qytetarët e Kosovës.
Pandemia Covid-19 ka bërë që shumë shtete përfshirë edhe Kosovën të vendosin masa kufizuese, si parandalim për përhapjen e virusit, shkruan arbresh.info
Vetëm në vitin që lamë pas Policia e Kosovës (PK) ka shqiptuar 303023 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID19.
PK bën të ditur se e gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, dukë vënë kështu në rend të parë shëndetin publik.
“Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve ka filluar me kohë realizimin e detyrave konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa”, thonë nga Policia.
Policia e Kosovës për arbresh.info tregon se nga data 28/08/2020 deri më 19/12/2021 janë shqiptuar 303023 gjoba.
PK bën thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria, si dhe të respektojnë masat anti-Covid.
“Policia e Kosovës poashtu përpos angazhimeve operacionale në terren, është angazhuar edhe në parandalim me fushata dhe publikime vetëdijësuese. Njëkohësisht PK kërkon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat anti COVID në mënyrë që, të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik, në të kundërtën merren masa ndëshkuese”./ArditëShkodra/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit