Ministria e Administratës Publike (MAP) është duke mbajtur dëgjime publike për tri projektligje të rëndësishme, atë për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publikë si dhe Projektligjin për Pagat.
Por, sipas një propozimi të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike për pagat të cilin e ka siguruar gazeta Gazeta Blic, parasheh nivelimin e pagave për të gjithë mjekët në Qendrën Klinike Universitare.
Në bazë të këtij propozimi, mjeku specialist do ta këtë koeficientin 5, që shumëzuar me koeficientin bazë prej 239 eurosh, kjo kategori do të marrë pagë mujore prej 1 mijë e 195 eurove.
Ngjashëm me këtë, pagë mujore të njëjtë do të kenë edhe mjekët specialistë të mjekësisë familjare prej 1 mijë e 195 eurosh.
Pagë më të ulët do të kenë mjekët në specializim. Ata, sipas këtij propozimi, do të kenë koeficient 3.65, e që paga mujore do të jetë 872 euro.
Ndërsa, mjekët e përgjithshëm që do të kenë ulje në koeficient, 3.5, paga mujore do të jetë 836 euro. Pagë të njëjtë do të kenë edhe psikologët teknik e farmacistët. Pra, paga e tyre do të jetë 836 euro në muaj.
Ulje në koeficient krahasuar me psikologët dhe farmacistët është paraparë të kenë fizioteraputët. Koeficienti i tyre do të jetë 3.2 e që paga mujore i bie të jetë 764 euro.
Ndërsa, kryeinfermierët do të kenë koeficient 2.6. Paga e tyre mujore do të jetë, sipas këtij projekt propozimi, 621 euro. Pagë më të ulët do të kenë infermier/mami/teknik mjekësor/teknik farmacist 1. Paga e tyre mujore do të jetë 537 euro.
Kurse, paga për infermier/mami/teknik mjekësor/teknik farmacist 2 do të jetë 525 euro në muaj.
New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me rak...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...