Kaplohet nga zjarri një objekt në lagjen Dardania

21:42 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Një objekt i pa banuar është kapluar nga zjarri afër parkingut “Flamurtari” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kjo ka ndodhur rreth orës 19:40 ditën e sotme kurse njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Të cilët kanë konstatuar se objekti është i pabanueshëm kurse aty janë djegur disa mbeturina.

Ndryshe, ata kanë konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale ndërsa njësitet zjarrfikëse kanë shuar zjarrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme