Kaplohen nga zjarri tri vetura në Pejë në orët e para të mëngjesit

09:19 | 3 Prill 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se janë kapluar nga zjarri tri vetura në orët e para të mëngjesit në Pejë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë vënë zjarrin.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore.

Rasti është duke u hetuar.

“Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij. Njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme