Kapitulli i 35 i negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveç se do të kërkojë heqjen e Kososvës nga Kushtetuta e Serbisë, do të prekë edhe kufirin me Kosovën.
Kjo e fundit mund të ndodhë në vitet në vijim, prej 3 deri në 5 vitet e ardhshme.
Madje sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk përjashtohet mundësia që Serbisë t’i vihet kusht demarkimi i kufirit me Kosovën në mënyrë që të ndodhë anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian, shkruan arbresh.info.
Gentian Elezi, Drejtor i Institutit “Agenda”, dhe profesor universitar thotë për arbresh.info se përcaktimi i kufijve në me të dyja vendeve do të duhet të ndodhë gjatë procesit të negociatave, duke i imponuar Serbisë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
“Ashtu siç ka ndodhur me shtetet tjera, përpara anëtarësimit, zgjidhja e çështjeve bilaterale bëhet kusht në vetvete, sidomos gjatë fazës së ratifikimeve nga parlamentet kombëtare të Traktatit të Zgjerimit. Kjo u pa edhe në rastin e fundit midis Kroacisë dhe Sllovenisë .”
Në rastin e Serbisë, ai beson se kjo çështje do të jetë e rëndësishme për kapitullun e 35 të negociatave.
“Aq më shumë në situatën aktuale të Bashkimit Evropian, pranimi i një shteti me probleme bilaterale tëkonsiderueshme ka shumë pak gjasë të ndodhë. Mendoj se gjatë fazës së negociatave do të duhet që kapitulli i 35 tëpërparojë rregullisht ashtu siç dh kapitujt e tjerë, përndryshe ai do të mbajë peng anëtarësimin e Serbisë”, vlerëson Elezi.
E pyetur nëse Serbisë do t’i vendoset kusht për anëtarësim në BE, çështja e kufirit me Kosovën, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijanqiq ka përmendur për arbresh.info 35 kapitujt e negociimit.
“Negociatat me Serbinë qeverisen nga korniza e miratuar për këtë dhe ka 35 kapituj”, deklaron Kocijanqiq.
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, në vazhdimësi i kanë pëemendur Serbisë faktin e normalizimit të raporteve me Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Edhe sipas profesorit universitar, Bekim Baliqi, kapitulli i 35 i negociatave përpos që përcakton normalizimin e marrëdhënieve në me stë dyja vendeve përfshin edhe çështjen e kufirit.
“Por, kapitulli i 35 e përcakton edhe normalizimin me Kosovën dhe kjo përfshinë edhe çështjet e kufirit. Mendoj se nuk ka kuptim që Bashkimi Evropian të importoj kriza nga anëtarët e rinj, prandaj mendoj se do të jetë kusht. Kjo mund të ndodhë në vitet në vijim prej 3 deri në 5 vitet e ardhshme”, deklaron Baliqi për arbresh.info.
Kurse profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti është i bindur se në një të ardhme të afërm çështja e demarkimit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i vihet kusht kësaj të fundit për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian ka instaluar çështjen e demarkimit të kufirit si kusht dhe jam shumë i bindur se si i tillë do të përdoret edhe në raste të tjera e në veçanti në raportin Kosovë- Serbi”, shprehet Hoti për arbresh.info.
Sipas Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, vija kufitare administrative me Serbinëështë më e gjata me 380.068 kilometra. Me Maqedoninë gjatësia e kufirit shtetëror është 170.772 kilometra. Kufiri me Shqipërinë është i gjatë 113.551 kilometra dhe me Malin e Zi është 79.165 kilometra.
Sipas kësaj Strategjia përgjatë kësaj vije kufitare me Serbinë janë të vendosura gjashtë pika të kalimit kufitar të trafikut rrugor në mes të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë sinë Bërnjak, Jarinje, Merdare, Mutivodë, Dheu i Bardhë, Muçibabë. Po ashtu, edhe dy pika të kalimit kufitar hekurudhor njëra në Leshak dhe tjetra në Merdare./J.Zhuniqi/arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...