Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është shprehur krenar dhe i lumtur për Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky është një kapitull historik dhe mëse i merituar i Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit.”, tha ai.
Më tej, Krasniqi theksoi se Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë! “, theksoi Krasniqi./Arbresh.info/
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...