Google ADS

Kapiteni Blerim Salihu diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

17:07 | 17 Mars 2023
K.B

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Blerim Salihu, ka diplomuar si pjesëmarrës i sesionit të 285-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së.

Sic bëhet e ditur nga policia, diplomimi u zhvillua në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023.

“Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga (247) oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale”, thuhet në njoftimin për media, shkruan arbresh.info

Sipas policisë, Akademia Kombëtare e FBI-së është ndër më të njohurat ndërkombëtarisht për përsosmërinë e saj akademike dhe ofron trajnime të avancuara nga instruktorë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme