Google ADS

Kapet një person me mbi 1 kg drogë në Gjilan

09:54 | 13 Mars 2024
R J

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të rij, i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 154.6 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se bastisja është kryer të martën rreth orës 10:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 12.03.2024 – 10:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg. e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme