Policia e Kosovës dje ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës për kapjen e një të kërkuari për veprën penale “Mashtrim”.
Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve është kuptuar vendndodhja e të kërkuarit dhe policia ka arrestuar të njëjtin.
Gjatë arrestimit, të kërkuarit iu është konfiskuar një revole dhe 2 thika.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të policisë:
Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale
“Mashtrim”, pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia
Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 22.11.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Naser ( Zenun) Osmanaj, i cili kërkohej për veprën penale “Mashtrim” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e 7 muaj.
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe sot me datë 23.11.2019 rreth orës 00:30 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në QKUK-Prishtinë, në repartin e onkologjisë.
Policia menjëherë e ka arrestuar të kërkuarin e lartcekur, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes tek i njëjti është gjetur arma e tipit CZ 83 ‘Browing’ dhe dy (2) thika,
Arma dhe thikat janë konfiskuar dhe për këtë vepër penale është hapur rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të paautorizuar të armës”
Personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurtë.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit. /arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...