Kapet nga policia 31-vjeçari në Prizren, i vodhi 250 euro nga një dyqan

19:23 | 26 Qershor 2021
S D

Një person është dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës në Prizren nën dyshimin se i ka vjedhur 250 euro në një dyqan ‘Tobacco Shop’ dhe më pas e ka kërcënuar me thikë pronarin e firmës.

Lajmi është bërë i ditur nga policia nëpërmjet një komunikate, teksa ka njoftuar edhe për rrethanat e ngjarjes.

“Me datën 25 qershor 2021 rreth orës 22:15 min., ne rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin Tobbacco shop, ku sipas deklaratës së viktimës dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 Euro dhe më pas ishte larguar. Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetaret në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj te dyshuarin, K P i datëlindjes 1990 për rastin e Vjedhjes Grabitqare, të ndodhur me datën 25.01.2021”.

Tutje, policia bën me dije se i dërguari në mbajtje ka pasur të kaluar kriminale.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën qe e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën”, thuhet tutje në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme