Rreth orës 01:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.
I dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative.
Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur.
Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar.
Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin