Google ADS

Kapet me drogë, arrestohet një person në Prishtinë

10:13 | 30 Dhjetor 2020
V. S.

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti policia ka gjetur dhe sekuestruar një qese të dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Arrestimi ka ndodhur të martën në orën 14:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme