Për një shërbim të tillë ai ka kërkuar prej secilit “klient” nga disa mijëra franga, njofton policia. Ai u ka ofruar shërbimet e tij gjithsej 20 shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të Zvicrës
Policia në Kantonin e Solothurnit ka zbuluar një rast të mashtrimit të përmasave të mëdha me provimet e autoshkollës. Një kosovar 41 vjeçar fajësohet se, me mjete teknike i ka ndihmuar kandidatët për të kaluar provimin teorik., shkruan 20minuten.ch.
Për një shërbim të tillë ai ka kërkuar prej secilit “klient” nga disa mijëra franga, njofton policia. Sipas saj, kosovari në ditën kur zhvilloheshin provimet qëndronte diku jashtë por i lidhur në mënyrë audiovizuale me kandidatin që hynte në provim, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai ia përcillte përgjigjet për pyetjet të cilat i shtroheshin të parit në provim.
Personat që i nënshtroheshin provimit teprik ishin të pajisur me një minikamerë, një mikro kufje për dëgjim, një aparat pranimi dhe një tjetër, dërgimi. Këto mjete teknike ishin lidhur në pjesën e epërme të trupit të kandidatit.
Hetimet thonë se personi i akuzuar, në mes të dhjetorit të vitit 2014 dhe marsit 2016 u ka ofruar shërbimet e tij gjithsej 20 shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të Zvicrës.
Përveç tij, para ligjit duhet të përgjigjen edhe ata që kanë përfituar. Bëhet fjalë për meshkuj dhe femra të cilët provimin teorik e kanë kaluar në qendrat përkatëse në Olten dhe në Bellach.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...