Google ADS

Kapen tre palestines në Han të Elezit, ishin fshehur në një kamion

09:53 | 23 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Gjatë kontrollit në Han të Elezit në një kamion me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Turqisë, janë hasur tre viktimat meshkuj shtetas të Palestinës të cilëve iu është ofruar trajtim mjekësor për shkak të gjendjes shëndetësore, raporton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që viktimat të dërgohen në qendrën e azilkërkuesve ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar pasaporta, rasti vazhdon të hetohet, shkruan arbresh.info.

“SPK. Hanji i Elezit 22.06.2022 – 13:00. Gjatë kontrollit të rimorkios në një kamion me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Turqisë, janë hasur tre viktimat meshkuj shtetas të Palestinës të cilëve iu është ofruar trajtim mjekësor për shkak të gjendjes shëndetësore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që viktimat të dërgohen në qendrën e azilkërkuesve ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar pasaporta, rasti vazhdon të hetohet”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme