Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë vetë te “Rruga B” pasi janë kapur në një lokal duke mos i respektuar masat kundër pandemisë dhe i kanë rezistuar zyrtarëve policorë.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Sonte, në ora 19:50, gjatë realizimit të detyrave, në zbatim të masave anti COVID-19, në një lokal në ‘Rrugën B’, së bashku me inspektorët kompetent kanë vërejtur se nuk respektohen masa e distancës dhe grumbullimit. Pavarësisht, vërejtjeve të dhëna, nuk janë përfillur urdhrat e ligjshme, ka pasur rezistencë dhe janë kanosur zyrtarë policorë”.
Policia ka shoqëruar pesë të dyshuar në stacion dhe është duke e kompletuar rastin./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...