Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar sot në Gjakovë pasi në veturën në të cilën ndodheshin, iu gjetën rreth 5 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Policia njofton se rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar veturën në fjalë me targa të Shqipërisë për kontroll, përcjell Arbresh.info.
Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore.
Njoftimi i plotë:
Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...