Kapen emigrant sirianë në Leposaviq

13:01 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

13 taksi vetura me 53 sirianë emigrantë janë kapur në Leposaviq nga Policia e Kosovës.

Në mungesë të dokumenteve për leje-qëndrim në Kosovë ata janë shoqëruar në njësinë e migracionit, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.

“13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria. Jemi në koordinim me prokurorin për të parë procedurat e mëtejshme”.

Taksitë ishin duke udhëtuar në formë të kolonës, të gjithë bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme