Google ADS

Kapen duke vjedhur, gjuajnë me armë në drejtim të Policisë

10:00 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjatë një vjedhje në progres në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, njësitë policore kanë intervenuar për t’i arrestuar të dyshuarit, mirëpo të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, të cilët kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme