Policia në Gjakovë në kuadër të masave të shtuara të sigurisë në sezonin veror dje në dy raste ka konfiskuar armë dhe municion.
Forcat e rendit bëjnë me dije se në një rast të dhunës familjare kanë konfiskuar dy armë automatike dhe 49 copë municion.
“Në një rast tjetër policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,,Skënderbeu” në Gjakovë. Menjëherë patrullat kanë identifikuar automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në bagazh i janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike, dy armë zjarri të shkurtra dhe 54 copë municion”.
Poashtu bëhet e ditur se në këto dy raste policia ka arrestuar personat e dyshuar dhe ndaj tyre po vazhdon procedura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...