Njësitet e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.
Njësitë e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.
Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësitw policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur.
Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangiet potenciale nga pagesa e taksave doganore.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani