Google ADS

Kapen 11 krerë gjedhe, dyshohet se u futën ilegalisht nga Maqedonia e Veriut

10:11 | 20 Prill 2023
A. B.

Në fshatin Debëllde të Vitisë janë arrestuar dy persona, por të njëjtit fillimisht nuk janë ndalur në një pikë kontrolli.

Sipas raportit të Policisë njëri prej tyre e ka sulmuar një zyrtar policor, ndërsa në kamionin e tyre janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /KONTRABANDË ME MALLRA/Fsh. Debëllde, Viti, 19.04.2023 – 18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për arsye se nuk u i ishin ndaluar zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli. Pas ndjekjes policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor. Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut. Me vendim të prokurorit kamioni dhe kafshët janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme