Kaosi politik dhe bajraktarizmi primitiv

17:41 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Shkruan: Flurim Arifi

Të gjithë jemi dëshmitarë të një situate politike aspak normal në shtetin tonë. Në parim zhvillimet politike askund në botë asnjëherë nuk janë normale. Mirëpo kur ka krizë ekonomike, shëndetësore, fatkeqësi natyrore etj., krijohet ose tentohet që të krijohet një far mirëbesim në mes përfaqësueseve të partive politike deri në kalimin e atyre situatave.  Tek ne ka ndodhur e kundërta, pandemia ka vë në lëvizje ‘armiqtë politik’. Këta përfaqësues politik apo më mirë me thënë ‘burrështetas’ këtyre ditëve kanë treguar një papërgjegjësi total karshi situatës në të cilën jemi si popull.

Pa dashur të tingëllojë histerik apo pesimist, por duke u bazuar në zhvillimet aktual politike, është e pamundur për një njeri normal apo shoqëri normal mos të shqetësohet me papërgjegjësinë që janë duke e treguar disa përfaqësuese politik e që thirrën në emër të popullit vazhdimisht.

Duke i përcjellë zhvillimet socio-ekonomike nëpër botë rreth reagimit apo planifikimit të tyre kund-drejtë virusit jetë-kërcënues, dhe në anën tjetër reagimin e klasës sonë politike karshi kërcënimit që e kemi në vazhdimësi si në aspektin shëndetësorë, psikik, emocional, dhe padyshim financiar.  Shoqëria jonë kosovare do të duhej të zgjohet nga ky militantizëm primitivë karshi këtyre politikanëve të papërgjegjshme.

Politika jonë në vend që të fokusohet në probleme reale, siç janë p.sh zhvillimi ekonomik, kjo do të jetë një nder sfidat kryesore pas pandemisë. Shumë biznese të cilat e mbajnë gjallë këtë ekonomi fragjile do të kenë vështirësi të jashtëzakonshëm në vazhdimin apo funksionimin e tyre. Kjo nënkupton shtimin e rasteve sociale, rritjen e ekonomisë jo formale, rritjen e krimit etj. Politikanët tanë janë fokusuar në mirëmbajtjen e ‘status que’ e tyre në këtë shoqëri, duke krijuar kriza artificiale, me të vetmin qëllim që të tërheqë vëmendja nga problemet reale që ka kjo shoqëri.

Rreth akterëve apo partitë politike;

VV është në defanzivë politike, papjekuria e tyre dhe papërvoja e tyre politike ka mundësuar partitë tjera që ta sulmojnë për jo konsistencë politike përgjatë këtyre ditëve që ka mbajtur (mjafton të shikohen vetëm vendimet apo qëndrimet rreth Serbisë). Për mendimin tim, VV është duke humbur shumë në luftën e saj karshi krijimin e Qeverisë së re. Ajo duhet që të fokusohet që elektoratin e vetë ta përgatisin për zgjedhjet e ardhshme, që shpejtë do të vijnë.

PDK ende nuk është këndellë nga humbja (meritore) e fundit. Këta ende nuk janë duke e kuptuar që kanë humbur dhe që duhet të pranojnë gabimet/arsyet se pse kanë humbur. Për mendimin timin (tani ) PDK nuk është dashur të voton mocioni e rrëzimit të Qeverisë Kurti, pasi që as nuk e ka krijuar as nuk ka patur nevojë me rrëzuar. PDK ka bërë mirë që ka zgjedh opozitën mirëpo duhet me bë reforma reale e jo kozmetike, nëse ata nuk fokusohen në riorganizimin e degëve rezultati do të jetë jo i favorshëm.

LDK është në një situatë shumë të vështirë. Ka krijuar pakënaqësi të madhe si brenda strukturave dhe në popull. Nëse LDK-ja në kuadër të kësaj Qeveri të re, arrin me i bërë dy gjëra: liberalizimin e vizave, dhe arritjen e një marrëveshje real/kënaqshme në mes Kosovës dhe Serbisë, shoqëria kosovare ka mundësi që do të ja ‘falë tradhtinë’ ndaj VV.

AAK-ja dhe NISMA/AKR-ja këto parti politike dalëngadalë kanë filluar me marrë pozitën meritore, kanë me qenë gjithmonë paterica të Qeverive në ardhje. Ose në rastin më të keq/mirë për ta kanë me hy koalicion të vazhdueshme me LDK-në.

Po ashtu shpresa dhe vëmendja këtyre ditëve ka me qenë tek Gjykata Kushtetuese e Republikës sonë rreth qëndrueshmërisë së shteti tonë karshi situatave fragjile të mundshme.

______________________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme