Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese “Preportr”, e cila funksionon në kuadër të organizatës Çohu, ka publikuar një hulumtim në lidhje me ndërtimet pa leje në Prishtinë e Tiranë, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe “kaosin urban”.
Në hulumtimin me titull “Kaosi i përbashkët”, thuhet se dy kryeqytetet shqiptare hovin e madh të ndërtimeve e kanë pasur në dekadat e fundit ku janë ndërtuar me qindra ndërtesa kolektive.
“Këto ndërtime nuk janë përcjell me ndonjë plan hapësinor të mirëfilltë por janë bërë në mënyrë kaotike dhe të pa strukturuar. Ky ndryshim është reflektuar në tjetërsimin e hapësirave, veçanërisht atyre të gjelbra. Ndërtimet e pakontrolluara sipas ekspertëve kanë ndikim në cilësinë e ajrit dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në hulumtimin e “Preportr”.
Mes tjerash, theksohet se Prishtina dhe Tirana po njohin transformimin më të shpejtë dhe të madh urban, i cili në masë të madhe shkon në dëm të hapësirave publike sidomos atyre të gjelbëruara.
“Ndryshimet e mëdha ndodhën pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe pas luftës në Kosovë. Tirana u transformua pas rënies së komunizmit ku në çdo cep edhe të hapësirave publike ndërtohej pa leje. Kjo pjesë u rregullua më vonë, objektet u rrënuan përgjatë Lanës dhe parqeve, po kohëve të fundit ka një tendencë në rritje të ndërtimeve rreth e rrotull zonës historike. Aty po ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe”.
Sipas këtij hulumtimi, ndryshe prej Tiranës ku tani punimet zhvillohen në qendër, në Prishtinë kjo kishte ndodhur qysh pas luftës së fundit, duke e bërë këtë pjesë hapësirën më të shpërfytyruar në kryeqytet, me rrugë të ngushta, mungesë trotuaresh dhe sidomos të hapësirave të gjelbëruara.
“Edhe ndërtesat në aspektin estetik dhe teknik lënë shumë për të dëshiruar”.
Hulumtimin e plotë mund ta gjeni KËTU.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...