Google ADS

Kaos në rrugët e kryeqytetit, vetura rrëshqet nëpër borë dhe godet një tjetër

21:58 | 25 Nëntor 2023
E.H

Reshjet e dendura të borës gjatë natës së mbrëmshme dhe gjatë gjithë ditës së sotme, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Faqja “Prishtina” në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video ku shihet një veturë në lagjen ‘Mati1’ në kryeqytet teksa has në vështirësi për tu ndalur në rrugën e mbuluar me borë, shkruan Arbresh.info.

Vetura teksa rrëshqet, godet një veturë tjetër e cila është e ndalur, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Për më shumë, shiko videon e plotë më poshtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme