Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë në Prizren, pas një kanosje me armë që kishte ndodhur, ndërsa gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve, në cilësinë e avokatit ishte paraqitur një person i rrejshëm, i cili kishte tentuar të shfrytëzonte licencën e vëllait.
Komunikata e plotë e Policisë:
Dje, rreth mesdite, Policia e Stacionit policor “Veriu” në Prizren patën pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Lagjen Petrovë të Prizrenit një qytetar ishte kanosur me armë. Pas pranimit të informacionit, hetues policorë dhe njësite patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e tre të dyshuarve (vëllezër) dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 5 fishekë; dy karikatorë dhe një çantë për armë. Gjatë intervistave me të dyshuarit, tek hetuesit policorë ka lindur dyshimi se në shtëpinë e të dyshuarve mund të ketë edhe armë tjera dhe me pëlqim të prokurorit, sot është kryer një bastisje me pajisje detektor dhe si përfundim, në një korridor është vërejtur mur i dyfishtë në të cilin ishin fshehur një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike dhe 111 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Armët e sukuetruara dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
Ndërkaq, para se të intervistoheshin të dyshuarit, hetuesit kanë kërkuar edhe prezencën e avokatëve mbrojtës. Pas arritjes së tyre, njëri nga hetuesit ka kërkuar nga njëri avokat të prezantohej dhe të tregonte licencën. Pasi i njëjti e kishte treguar emrin dhe mbiemrin nuk e kishte deklaruar licencën dhe ky fakt e kishte vë në dyshime hetuesin i cili kishte hetuar më tej dhe kishte gjetur se avokati i paraqitur nuk kishte licencë nga Oda e Avokatëve dhe e kishte deklaruar emrin dhe mbiemrin e vëllait të tij binjak që ishte avokat i licencuar. Lidhur me këtë rast, policia, në konsultim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin për Prezantim të rrejshëm.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...