Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin për kanosje në bjeshkët e fshatit Bukosh të Suharekës, ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, për arbresh.info bëri të ditur se personi me inicialet A.A ka kanosur deputetin në fjalë dhe është ndaluar për 48 orë.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e saj për arbresh.info.
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/flet-deputeti-i-vv-se-i-cili-dyshohet-se-u-kanos-me-sepate/
https://www.arbresh.info/lajmet/kanoset-me-sepate-deputeti-i-kosoves-ne-suhareke1/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?