Kanosi zyrtarin policor gjatë shqiptimit të një gjobe, arrestohet një person në Podujevë

09:35 | 3 Prill 2024
K.B

Është arrestuar një burrë në Podujevë, pasi i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Stacioni Policor, Podujevë / 02.04.2024 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme