Google ADS

Kanosi zyrtarët policorë në Mitrovicë, arrestohet

08:52 | 26 Maj 2024
E.G

Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet të ketë kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas policisë, i njëjti  është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rr. Isa Boletini, Mitrovicë 25.05.2024 – 17:30. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme