Google ADS

Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj

19:47 | 4 Gusht 2022
L G

Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin për kanosje të zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 10:20 në Ferizaj, shkruan arbresh.info.

“Sot, rreth orës 10:20 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet”, bënë të ditur policia.

I dyshuari A.A i moshës 39 vjeçar, sipas policisë gjatë seancës gjyqësore për një rast të kanosjes të zyrtarëve policor, që kishte ndodhur më 06.10.2019, ka kanosur zyrtarët policor, si të dëmtuar në këtë seancë. Kanosja ka vazhduar edhe jashtë objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku sërish i kishte kanosur dy zyrtarët policor, duke tentuar edhe ti sulmojë.

Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme