Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë

08:56 | 23 Shtator 2024
E.H

Një grua është arrestuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë pasi që ka kanosur dy zyrtarë policor, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 22.09.2024-14:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme