Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 30 ditë paraburgim për prizrenasin A.B, i cili dyshohet se më 16 shkurt kishte kanosur viktimën O.B nga fshati Hoqe e Qytetit, Komuna e Prizrenit, raporton arbresh.info.
Gjykata përmes njoftimit, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kanosje nga neni 185 par.1.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 16.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 16.03.2019”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
E gjithë ngjarja sipas gjykatës ka ndodhur më 16 shkurt rreth orës 17:00 në fshatin Hoqe e Qytetit, Komuna e Prizrenit.
“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 16.02.2019 rrethe orës 17:00, në fshatin Hoqe e Qytetit, Komuna e Prizrenit, seriozisht kanos të dëmtuarin, me iniciale O.B., me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që, derisa zyrtarët policor ishin njoftuar nga i dëmtuari në lidhje me një ndriçim publik, i cili ndriçon rrugën në lagje ku ka qenë e vendosur në shtyllë, nga e cila ishte i larguar poqi elektrik, e cila ishte larguar nga ana e të pandehurit me iniciale A.B”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas shkresës së gjykatës, derisa zyrtarët policor shkojnë në vend-ngjarje, ku në atë moment kishte ardhur edhe i pandehuri i revoltuar, i cili tenton të hy në shtëpinë e të dëmtuarit, ku ndalohej nga zyrtarët policor, i pandehuri në prezencën e zyrtarëve policor, e kanos të dëmtuarin me fjalë “ku ta kryejmë me policinë ka me të mbyt” , me q rast të dëmtuarit dhe familjarëve të tij i shkakton frik, ankth, dhe pasiguri./.arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...