Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Sfeqël të Podujevës pasiqë i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar dy burra.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë TT e kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM /KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Sfeqël, Podujevë 18.02.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë TT e kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë