Google ADS

Kanosi bashkëshorten e familjen e saj me fjalët se do t’i vrasë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

17:43 | 3 Dhjetor 2021
L G

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për kanosje, H.K.

Kjo ësht bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës në fjalë, raporton arbresh.info.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më 1 dhjetor …, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, përmes telefonit ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën bashkëshorten e tij NN dhe familjen e saj, ku për të njëjtin rasti është hapur dhunë në familje ndaj të dëmtuarës nga i pandehuri, kjo kanosje i ka shkaktuar shqetësim, frik dhe pasiguri të dëmtuarës dhe familjes së saj.”, thuhet në njoftim../arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme