Kanoset një zyrtar policor nga tre persona në Pejë

08:52 | 14 Gusht 2024
E.G

Një zyrtar policor ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij private është kanosur nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar, shkruan Arbresh.info.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Fsh. Qallapek, Pejë 13.08.2024, 02:05. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij private jashtë detyrës zyrtare është kanosur nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme