Google ADS

Kanoset një person në Drenas, arrestohen pesë të tjerë

12:18 | 25 Gusht 2023
E.K

Janë arrestuar pesë persona, pasi që dyshohen se pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur një person.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në fshatin Llapushnik të Drenasit, përcjell Arbresh.info.

Më tej bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.

“Llapushnik, Gllogoc , 24.08.2023-20:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar; pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme