Një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka grabitur një lokal në Prishtinë në vlerë prej 1000 euro, shkruan Arbresh.info.
Viktima femër ka raportuar se deri sa kishte qenë në punë i dyshuari është futur në vendin e saj të punës.
I dyshuari kishte grabitë 1000 (njëmijë euro) para të gatshme, ndërsa pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.