Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari, ka raportuar në polici gjatë ditës së djeshme se është kanosur nga një burrë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” dhe se i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 19.08.2022 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” . /arbresh.info/
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...