Kanoset dhe sulmohet polici që po shqiptonte tiketë trafiku

11:07 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Raportohet se për shkak të një kundërvajtje në komunikacion, është ndalu nga policia në Fushë-Kosovë vetura me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull shqiptar, i cili gjatë shqiptimit të kundërvajtjes ka kanos  dhe sulmua fizikisht zyrtarin policor në detyrë mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari ka refuzuar urdhëratë e zyrtareve policorë.

Viktima si dhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Rasti mbetet të hetohet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme