Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për E.F. i cili dyshohet se ka kanosur me sëpatë nënën e tij.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka kërcënuar nënën e tij me vrasje, pasi ajo nuk kishte para për t’i dhënë.
“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në ambientet familjare shtëpinë, ku pas fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve që i pandehuri kishte me të dëmtuarën, nënën e tij, e kanos se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që pasi i pandehuri i kërkon para nënës së tij dhe e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, i pandehuri revoltohet dhe me përdorim të mjetit të rrezikshëm, duke e marrë sëpatën e kanos të dëmtuarën – nënën e tij, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë, pasiguri, ankth për jetën e saj”, thuhet në njoftim.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...