Një person 45 vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas policisë, i dyshuari ka kanosur gruan e tij 44 vjecare si dhe ka dëmtuar gjësendet në shtëpi, shkruan arbresh.info.
“Stacioni policor në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Mejdi Dalloshi ” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.B (M.K) i moshës 45 vjeçar, i cili, fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet F.B (F/K) e moshës 44 vjeçare, e më pas kishte dëmtuar gjësende në shtëpi”, bëhet e ditur nga policia.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...