“Kanë ndryshuar rrethanat e transformimit të FSK-së në Ushtri”

16:34 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban konferencën për gazetarë, e fundit për këtë vit, raporton arbresh.info

Mes shumë temash për të cilat është duke folur ai, është cekur edhe transformimi i Forcave të Sigurisë në Ushtri.

Sa i përket transformimit të FSK presidenti ka thënë se tashmë rrethanat kanë ndryshuar dhe kërkohet të kryhen edhe disa punë nga ana jonë.

“Ne ushtrinë nuk po e themelojmë që po frikësohemi nga dikush, por kjo është e drejtë kushtetuese”.

FSK sipas tij është institucioni më i besuar dhe këtë krijesë që e vlerëson edhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta ruajmë./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1634945876570498/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme