Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka përkrahur kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të largohet kryetari i Komisionit për të pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq.
Kandiq ka thënë se në Kosovë kryetar i Komisionit qeveritar për të Pagjeturit është Ramë Manaj, të cilit në luftë i janë zhdukur djali 18 vjeçar Ylli, vëllai Smajli dhe shumë të afërm të tjerë.
“Veljko Odaloviq nuk ka kredibilitet moral ta udhëheq Komisionin për Personat e Pagjetur. Ai është kuadër i SPS (Partisë Socialiste Serbe) për pozitat që i takojnë asaj partie – prandaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kuvend… familjet e viktimave duhet të propozojnë për kryetar të Komisionit një personalitet që nuk është i komprometuar me nacionalizëm”, ka shkruar Kandiq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.
Më tej ajo ka thënë se për dallim nga Serbia, në Komisionin për të Pagjeturit në Kosovë është një person që ka familjarë të zhdukur.
“Kryetar i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, djali i të cilit, Ylli 18 vjeçar, vëllai Smajli dhe shumë të afërm të tij herën e fundit janë parë më 04.4,1999 në fshatin Kralan. Mbetjet mortore të vëllait të tij dhe 18 të zhdukurve të tjera janë gjetur në liqenin e Peruçacit. Edhe 48 të tjerë janë në listën e të pagjeturve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, ka shkruar Kandiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar të martën në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq – kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë nga viti 1997, i cili aktivitetin politik në Kosovë e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.
Veljko Odalović nema moralni kredibilitet da vodi Komisiju za nestala lica. On je SPS kadar za pozicije koje pripdaju toj partiji – otuda u MIP-u, Skupštini…Porodice žrtava treba da predlože predsednika te Komisije, ličnost koja nije kompromitovana nacionalizmom i ktupcijom.
— Natasa Kandic (@natasakandic) June 16, 2021
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...