Kandiq nervozohet me ndalimin e Jahjagës, serbëve ua përmend varrezat masive

09:27 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Pasi ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, mbrëmë nuk i është lejuar hyrja në shtetin serb, ndër të parat që ka reaguar ka qenë aktivistja për të drejtat e njeriut – Natasha Kandiq.

“Presidentja e Kosovës nuk ka marrë lejen për hyrje në Serbi. Qeveria preferon shqiptarët në varreza masive, nën këmbët e gjeneral Dinkoviqit”- ka qenë postimi i Kandiq në Twitter pasi u dha lajmi se Atifete Jahjaga nuk do të jetë e pranishme në Beograd për të folur në një promovim libri që ka të bëjë me gratë e dhunuara të Kosovës në luftën që e shkaktoi Serbia.

Jahjaga supozohej të merrte pjesë në promovimin e një libri në kuadër të Festivalit “Mirëdita Dobar Dan” por duket se kjo nuk do të ndodhë, mbështetur edhe në protestat që sot e dje kanë ndodhur në kryeqytetin serb pikërisht mbi lajmin në fjalë, transmeton koha.net.

Artistët nga Kosova, të cilët po qëndrojnë në Beograd për momentin janë në gjendje të sigurt dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme