Kandiq: I pritshëm vendimi për Haradinajn

16:12 | 27 Prill 2017
M. A.

Themeluesja e Fondit për Të Drejtat Humanitare, Natasha Kandiq ka thënë se vendimi i gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt ishte i pritshëm.

Sipas saj, vendimi për Haradinajt ishte i pritshëm nëse merret parasysh sjellja e shkallës gjyqësore në lidhje me aplikimin e Serbisë për ekstradimin e Ejup Ganiw dhe Jovan Divjak.

Sipas saj, Serbia ka prova të nevojshme për t’i siguruar Gjykatës Speciale për UÇK-në dhe krimet e luftës në Kosovë.

“Kjo është Serbia, përsëri e komprometuar. Politika e bazuar në vlerat që nuk mund të çojë në të drejtat e njeriut dhe marrëdhënie më të mira në rajon, e as kontribut të besimit, pra dikush duhet të flasë, dikush duhet të ndalojë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme