Kandidon për deputete në koalicionin Lista për Familje, Myzejene Selmani premton të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve

10:00 | 8 Janar 2025
E.K

Anëtarja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Myzejene Selmani, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të partisë Lista për Familje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në një intervistë për Arbresh.info, ajo shpalos vizionin dhe planet e saj nëse arrin t’i marr votat e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend.

Përvoja e saj 20-vjeçare politike, e lidhur ngushtë me AKR-në, e ka motivuar të marrë pjesë në koalicionin “Për Familje” dhe të angazhohet për siç thotë ajo shpëtimin e Kosovës.

“Duke marrë parasysh përvojën time politike 20 vjeçare në Kosovë dhe duke parë situatën politike në të cilën ndodhet Kosova dhe angazhimin tim brenda subjektit politik AKR dhe një ndër themelueset e para të AKR-së atëherë ishte ideja që ti bashkohem koalicionit për familje dhe në këtë listë të jem unë pjesë e garës për deputete duke e parë se në çfarë situate ndodhet Kosova duhet pikëse pari t’i mbrojmë familjet ta shpëtojmë rinin tonë dhe ta shpëtojmë Kosovën për ata sa mundemi me shpëtu prej asaj se çfarë ka ngelë”, thotë ajo.

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje, thekson se lista e kandidatëve nga AKR-ja dhe koalicioni Lista për Familje, përbëhet nga individë të përkushtuar, të pa korruptuar dhe me një bagazh të pasur profesional.

“Mund të themi se në listat e koalicionit për familje dhe listës së kandidateve për deputetë nga AKR-ja janë njerëz profesional janë njerëz me përvojë politike janë njerëz me një bagazh profesional janë njerëz të pa korruptuar kanë dhënë kontributin e tyre në lidhje me shtetësinë e Kosovës. AKR njihet si një parti shtet formuese në historinë e re të Kosovës”, pohon ajo.

Sipas saj, situata ekonomike e Kosovës është alarmante, veçanërisht pas sanksioneve të vendosura nga BE-ja.

“Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës janë të mëdha në këtë situatë në të cilën ndodhemi mund të themi se që dy vite është nën sanksione nga BE-ja dhe gjendja ekonomike e tyre është shumë e rëndë atëherë vetëm zbatimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe lufta e nepotizmit sjellë një situatë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, shton ajo.

Prioritet i partisë së saj, është zbatimi i ligjit dhe krijimi i mundësive për zhvillimin ekonomik të Kosovës

“Prioritet i imi kryesorë është zbatim i ligjit të kemi një pako të re për çështjen e zhvillimit ekonomik të ju japim mundësi investitorëve vendorë dhe investitorëve të jashtëm të investojnë në Kosovë duke marrë parasysh se ne e kemi çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është në partneritet me SHBA-në dhe BE-në esenciale për deputetët dhe qeverinë e ardhshme është zhvillimi ekonomik i Kosovës. Patrioti më i madh në këtë situatë është ai, i cili e ndalon migrimin e të rinjve tanë nga Kosova”, thekson Selmani.

Selmani, shpreh shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë, duke theksuar se raportet ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, e rendisin vendin si më të varfër në Evropë.

Ajo ka një apel për qytetarët.

“Iu kisha lut qytetarëve që të votojnë njerëzit të bëjnë dallimin e vlerave , një person i cili ka vlera, i cili ka tituj akademik i cili ka një përvojë akademike i cili e mbanë derën hapur ne kuvend për qytetarët e Kosovës dhe ky është mesazhi im që ata duhet të drejtohet nga njerëzit që kanë vlera”, shprehet ajo.

Ndryshe, me vendim të Presidentes së vendit, Vjosa Osmani 9 shkurti është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare. Zyrtarisht fushata zgjedhore pritet të nis më 11 janar, ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 4 janar ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka bërë të ditur se 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Të ngjashme