Kandidati për kryetar të Klinës nga LVV thotë se do të jap dorëheqje nëse nuk i mban këto premtime

00:38 | 1 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Lulzim Dragidella, kandidati për kryetar të komunës së Klinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur rreth kandidaturës së tij për të parin e kësaj komune.

I ftuar në emisionin “CONTEXT” në ATV, ai u pyet se si do të veprojë për të depolitizuar komisionet komunale.

“Duke vendosur njerëz të ndërgjegjshëm në komisione. Unë do të angazhohem që njerëzit që janë në komisione të jenë kredibil dhe të vendosur në bazë të meritave që ka kandidati,”– u përgjigj Dragidella.

Ai madje u shpreh i bindur se në rast se fiton në këto zgjedhje komunale dhe nëse nuk do të përmbush premtimet e tij ai do të jap dorëheqje.

“Para se ta marr detyrën për të kandiduar për kryetar të Komunës së Klinës, unë e kam sqaruar me partinë time, që unë jam i gatshëm të kandidoj për Klinë vetëm nëse ne e ndërrojmë këtë pushtet dhe mos të veprojmë si ata(…) unë kam treguar që do të jap dorëheqje nëse nuk e rregulloj ujin për shembull, nuk do të konkurroj, nuk do të kërkojë votë më atë e siguroj, pra janë disa gjëra që unë nuk do ti pranojë, pra nuk do të ndikohem, unë jam i pavarur,”– u shpreh Dragidella./ATVLIVE/

Të ngjashme