Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës, Gazmend Agusholli, ka renditur prioritet që i ka caktuar për qeverisje në këtë komunë.
“Si Lëvizje Vetëvendosje kemi hartuar një plan prej 10 pikash: Punësimi ose subvencionimi në Pejë; Peja transparente; Shëndeti, përfshirë pandeminë; Arsimi; Jeta në Pejë; Peja, komunë e organizuar; Peja turistike; Bujqësia; Sporti; Kultura.
“Ne nuk do ta bëjmë punësimin e të rinjve, sepse komuna nuk punëson, por do ta bëjmë subvencionimin e punëtorëve të rinj. Për shkak të pandemisë shumë punëtorë janë larguar nga puna dhe ne mendojmë që t’i subvencionojmë rreth 600 të rinj me pagë prej 350 eurove në muaj. Ligji e lejon për gjashtë muaj që do të përfshinte një kosto prej 1, 260, 000 eurove në vit, të cilat do të merren nga të hyrat vetanake”.
Për pikën e dytë, Augusholli thotë se do të ketë transparencë më të madhe gjatë punësimit dhe se s’do të ketë punësime partiake.
Ndërkaq, ai zotohet se në rast se merr mandatin do të aplikojë shëndetësinë familjare, për të cilën tha se nuk është aplikuar tash e 20 vjet. Derisa për arsimin premton depolitizim.
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...