Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet parlamentare të Kosovës nga Prekazi, Veton Seferi, përmes një letre dërguar në portalin koha,net se ai është kërcënuar nga një simpatizant i partive të tjera në Skenderaj.
Veç njoftimit për kërcënim, Seferi ka thënë se atij sërish i janë grisur posterët zgjedhorë.
Kjo është letra e Veton Seferit:
“Kërcënohet kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Veton Seferi
Këcrnimet dhe shantazhet ndaj kanidatit të Lëvizjes Vetëvendsoje për deputet, Veton Seferi, nuk ndalen.
Veton Seferi i cili mban numrin 94 në listën e Vetëvendosjes për deputet, ka marrë kërcnim edhe me jetë, përmes adesës elektronike.
Aty shkruhet se drenicakët e treguan vetën, pasi grisen posterin e Vetonit të vendosur në Sheshin e Skenderajt, në të cilin vend më parë ishte i vendosur posteri i Sami Lushtakut.
“Mos provokoni ju të VV se na dijmë edhe ma zi, e tabi ju vloni kapaku i kokës”, shkruhet në fund të mesazhit.
Fotografitë dhe të dhënat që ka në Facebook, kërcnuesi duket të jetë anëtar i AAK-së nga Drenasi. Në profilin e tij në Facebook ka foto ku ka dal me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe vëllaun e tij, Daut Haradinaj.
Veç kërcnimit, Vetonit sërish gjatë natës i janë hequr posterët e fushstës.
Po ashtu edhe ditë më parë i ishin shkyer të gjitha posterët që ishin vendosur në Skenderaj.
Kë e pengon posteri konkurrues i Veton Seferit? Kush ka frikë nga njerzit që duan ta qojnë vendin ekonomikisht përpara. Kënd e pengon diaspora?”.
Letrës Seferi ia ka bashkëngjitur edhe tekstin e kërcënimit që ai thotë t’i jetë bërë.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...